Pas shtimit të frikshëm të rasteve, Greqia vendosi të lërë në fuqi masat kufizuese për ata që udhëtojnë nga Shqipëria deri në datën 8 nëntor.

Njoftimin e dha ambasada e Greqisë në Shqipëri.

Doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 7 të mëngjesit çdo ditë, ndërsa mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re