Gjendja në ishullin Lesbos është bërë alarmante, pasi numri i refugjatëve dhe emigratëve të bllokuar në ishull ka arritur në shifra rekord. Sipas Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Kufijve, Migracionit dhe Azilit të Ministrisë së Brendshme nga 2.990 persona të strehuar në 30 prillin e kaluar numri i emigranteve eshte dyfishuar në  5.862.
 
Nga këta, 4.345 janë duke qëndruar në kampin e Qendrës së Pritjes dhe Identifikimit, që ka një kapacitet prej vetëm 2.330 personash.
 
Meqenëse është shënuar një rritje e numrit të refugjatëve në javët e fundit në ishujt greke Ministria e Emigracionit ka theksuar se “situata është katastrofike, në radhë të parë për njerëzit që qëndrojnë në ato kushte, por edhe për dëmtimin e imazhit të Greqisë në përgjithësi. Nuk dëshirojmë  dhe nuk duhet të përjetojmë sërish skenat e dimrit të shkuar”.
 
Lëvizja Qytetare “Bashkëjetesa dhe Komunikimi në Egje” kërkon “mbështetje të drejtpërdrejtë për stafin e Shërbimit të Azilit, në mënyrë që kërkesat të mund të trajtohen më shpejt dhe në mënyrë të drejtë, duke marrë masa urgjente për njerëzit që preken nga kjo situatë, familje me fëmijë, fëmijë të pashoqëruar dhe gra.
 
Ndërkohë, rreth 200 emigrantë dhe refugjatë të tjerë arritën në Lesvos 24 orët e fundit. Tashmë në qendrën e pritjes dhe identifikimit kanë mbërritur 113 persona, ndërsa dy incidente të tjera u zbuluan herët këtë mëngjes të së martës në aeroportin e Mitilinit me 81 banorë në anije plastike të cilët aktualisht po transportohen për regjistrim.
 
Edhe në Ishullin Samos kanë arritur 24 orët e fundit 55 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re