Greqia u bë një nga pikat e para të arratisjes në të cilën anëtarët e FETO-s u larguan nga Turqia pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETO.

Sipas shifrave të publikuara në shtypin grek, që nga 15 korriku 2016 e deri më tani rreth 20 mijë shtetas turq shumica anëtarë të FETO-s kanë kaluar në Greqi nëpërmjet ishujve të Egjeut ose lumit Maritsa. Një pjesë e tyre nga këtu kanë kaluar në vende të tjera të Evropës ndërsa rreth 9 mijë kanë bërë kërkesë për azil në Greqi.

– Greqia refuzoi kërkesën e Turqisë lidhur me ekstradimin e 8 ushtarëve puçistë

Një ditë pas përpjekjes së grusht shtetit të 15 korrikut, 8 ushtarë anëtarë të FETO-s u arratisën me një helikopter ushtarak të Türkiye-s në qytetin Alexandroupoli të Greqisë. Ndërkohë kërkesa e tyre për strehim në Greqi ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme në këtë proces.

Ushtarët anëtarë të FETO-s në deklaratat e tyre të mbrojtjes në Greqi pretenduan se nuk kishin dijeni për përgatitjen e grushtit të shtetit, ndërkohë që nga Greqia nuk u dha përgjigje pozitive lidhur me kërkesën insistuese të Turqisë për ekstradim.

Gjykata greke e Apelit, kërkesën e Turqisë për ekstradim e refuzoi me pretendimin se “ata nuk do të gjykohen në mënyrë të drejtë në Türkiye dhe se mund të përballen me trajtim çnjerëzor nëse ekstradohen”.

– Pretendohet se janë larguar jashtë Greqisë

Në lajmet e paraqitura në muajin prill në shtypin grek, pretendohet se 8 ushtarët anëtarë të FETO-s janë dërguar jashtë vendit nga autoritetet greke me shqetësimin e “ndonjë operacioni të mundshëm nga inteligjenca turke MIT”.

Pretendohet se 8 ushtarët anëtarë të FETO-s, për të cilët thuhet se janë larguar nga vendi “në një kohë të papërcaktuar dhe në heshtje” kanë kaluar në Gjermani, Belgjikë dhe Kanada pasi u miratuan iniciativat e nevojshme nga autoritetet e këtyre vendeve.

– Kreu i FETO-s, Gülen mesazh miqësie për Greqinë

Kreu i FETO-s, Fetullah Gülen, në mars 2021 me një video-mesazh mori pjesë në aktivitetin promovues të mbajtur përmes internetit për librin e shkruar për të dhe të hedhur në treg duke u përkthyer në greqisht.

Duke mbrojtur idenë se Greqia ka treguar “trimëri” duke pritur anëtarët e FETO-s, Gülen në mesazhin e tij kishte deklaruar “Dëshmoi se është vend vëllazëror. Dhe falë kësaj vëllazërie i kujtojmë me mirënjohje dhe falënderim. (Ato që ka bërë Greqia) Do të shkruhen në faqet e lavdishme të historisë të zbukuruar me ar dhe argjend”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re