Greqia do të forcojë ushtrinë e saj me programe të reja armësh, do të rrisë numrin e trupave dhe do të çojë përpara zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Greqia është aktualisht, së bashku me Qipron, në një mosmarrëveshje të madhe me Turqinë mbi të drejtën për të kërkuar energji në Mesdheun lindor.

Greqia dhe Turqia kanë dërguar forcat detare dhe të aviacionit në rajon, duke u angazhuar në manovra ushtarake.

“Udhëheqja turke po kërcënon me luftë pothuajse çdo ditë dhe po lëshon deklarata provokuese kundër Greqisë,” tha Petsas.

Ai shtoi se Greqia është përgjigjur me gatishmëri politike, diplomatike dhe operacionale dhe është e vendosur të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e saj sovrane.

“Ne jemi në kontakt me vendet mike për të forcuar pajisjet e forcave tona të armatosura,” tha Petsas.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re