Skip to content

Greqia në zi, vendi po përjeton një tragjedi vdekjeprurëse (Foto)

Zjarri më vdekjeprurës që ndodhi dje në Athinë la të vdekur 74 persona prej tyre 23 fëmije dhe 185 të tjerë të plagosur, .

Zjarri u përhap në qytetin Mati, rreth 30 km jashtë Athinës duke lënë pasoja shumë të mëdha.

Kreu i Kryqit të Kuq të Greqisë, tha se banorët janë munduar të gjejnë një rrugë shpëtimi për t’i ikur zjarrit, “por për fat të keq…nuk u bë me kohë”.

Në një fshat tjetër banorët vrapuan drejt bregut të detit të hynin në ujë për të shpëtuar nga zjarri.

Shkaku i zjarrit ende është i panjohur ndërsa kryemnistri grek Alexis Tsipra deklaroi se Greqia do të mbajë tri ditë zie, duke theksuar se vendi po përjeton një “ tragjedi të papërshkrueshme”./ Al Jazeera/