Greqia vendosi për një tjetër masë anti-COVD në pikën doganore të Kakavijës në kufirin jugor me Shqiopërinë. Siç raporton TCH, nga 17 gushti, nga Kakavija do të lejohen të kalojnë vetëm 750 vetë në ditë, ndërsa bëhet i detyrueshëm testi PCR, pra testi negativ i bërë në 72 orët e fundit.

Më herët, autoritetet greke njoftuan se duke filluar nga 6 gushti, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, pikat e kalimit në Kakavijë dhe Kapshticë do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.

Pikat e kalimit do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Greqia po njofton masa të reja pas një rritje të mprehtë në numrin e të infektuarve

Fatkeqësisht, transmetimi i virusit tregon një trend të rrezikshëm të rritjes, tha ministri grek i Shëndetësisë Vassilis Kikilias, duke bërë thirrje për respektimin e masave të mbrojtjes.

Pas takimit me zyrtarët shëndetësorë dhe shtetëror, Kikilias u bëri thirrje grekëve, veçanërisht të rinjve, që të respektojnë masat mbrojtëse – të veshin maska ​​dhe të mbajnë distancë sociale.

Greqia ka regjistruar më shumë se 150 njerëz të infektuar rishtas në katër ditët e fundit, ku 203 raste të COVID-19 u konfirmuan të gielën, në krahasim me 152 një ditë më parë.

“Fatkeqësisht, transmetimi i virusit tregon një tendencë të rrezikshme për t’u rritur. Edhe një herë, u bëj thirrje të rinjve dhe qytetarëve që nuk respektojnë masat e mbrojtjes personale të mendojnë për përgjegjësinë e tyre ndaj grupeve të cenueshme dhe vendit”, tha ministri grek.

Qeveria ka ndaluar gjithashtu mbledhjet publike, përfshirë shfaqje dhe koncerte.

Ajo gjithashtu tha se restorantet dhe baret në Kretë, Selanik, Halkidiki, Mykonos, Paros, Santorini, Antiparos, Zakynthos dhe Kos nuk mund të hapen mes mesnatës dhe 7 të mëngjesit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re