Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i dërgoi sot një mesazh Ankarasë, nga Gavos, ishull jugor pranë Kretës.

 

Micotaqis tha se Athina nuk do t’i marrë leje askujt sa i përket kërkimeve për hidrokarbure pranë brigjeve të Kretës.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTRI GREK

Dua të përsëris nga këtu në Gavos se Greqia nuk pranon sugjerime se si të ushtrojë të drejtat e saj sovrane. Ne kemi dëshmuar se jemi forcë për paqen, por në të njëjtën kohë jemi edhe forcë për vetëbesim. Këtu, në perëndim të Gavosit, për herë të pare kanë nisur kërkimet për të përcaktuar nëse ka rezerva të gazit natyror që mund të shfrytëzojë Republika e Greqise.

 

Micotaqis i bëri thirrje Libisë të anashkalojë Turqinë dhe të ulet vetë me Athinën për të ndarë zonat ekskluzive ekonomike në Mesdhe.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTRI GREK

 

Nga këtu i bëj thirrje të gjitha shteteve fqinje të Greqisë, dhe po i referohem konkretisht Libisë, që të vijnë në një negociatë të frytshme dhe kuptimplotë me ne për të përcaktuar Zonat Ekskluzive Ekonomike. Siç bëmë me Egjiptin, mund ta bëjmë edhe me Libinë.

 

Ndërsa këtë të premte Ankaraja akuzoi sërish Greqinë se ka sulmuar peshkatarët turq në Mesdhe. ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha se me Greqinë ata kanë probleme serioze.

 

HULUSI AKAR

MINISTRI TURK I MBROJTJES

Kemi probleme serioze me Greqinë. Është Greqia që provokon ditë e natë, por nuk do lëmë pa përgjigje asnjë ngacmim ndaj nesh. I kemi paralajmëruar dhe vazhdojmë t’i paralajmërojmë. Ndaloni sjelljen tuaj sfiduese. Nëse vazhdoni me këtë histori, rezultatet dihen.

 

Ditët e fundit tensionet mes dy vendeve janë rritur sërish, kjo për shkak edhe të pretendimeve të Athinës për shtrirjen e ujërave territorial me 12 milje pranë Kretës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re