“Ne besojmë në shpirtin europian, por jemi gati që t’i mbyllim kufijtë për ata që nuk na respektojnë.”Kështu është shprehur Luigi Di Maio, ministri i Jashtëm italian për Corriere della Sera, lidhur me mos-lejimin e turistëve italianë në disa vende si Greqia.

Di Maio, i cili do të jetë në Athinë më 9 qershor vazhdoi më tej:

“Loja do të hapet më tre qershor, sepse do të shkoj të përballem me një shtet të huaj në një kohë që akoma kemi rregulla kufizuese dhe është e komplikuar…Ne besojmë në bashkëpunim por edhe në reciprocitet. Ky është mesazhi që do të përcjell në udhëtimet e mia në Gjermani, Slloveni dhe Greqi.”

Po ashtu, Di Maio theksoi se Italia dallon nga të tjerët për trasnparencën me të dhënat ndërsa shtoi se nuk duan që “të krijojmë polemika, por do t’u mbyllim derën personalizimeve.”

Gjithsesi, ministri i Jashtëm italian shtoi se për fat të mirë me shumë nga shtet mbetet një dialog konstruktiv.

Kujtojmë këtu se Greqia ka njoftuar se do të hapë turizmin brenda dy javëve, por turistë që vijnë nga disa prej vendeve më të prekura nga pandemia si Italia, Franca, Britania e Madhe dhe Spanja nuk janë në listë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re