Pas situatës nga Covid-19 dhe rradhëve të gjata në Kakavijë, Athina do të vijojë të jetë sërish e rreptë në mbylljen e kufirit me shqiptarët. Në kufirin shqiptaro-grek pritet që të mbahet i njëjti qëndrim për mbylljen e e tij. Vendimi i marrë pak ditë më parë nuk do të lejojë hyrjen e turistëve shqiptarë deri më 30 shtator.

Greqia duket se është në përmirësim të situatës së pandemisë. Ndërkohë në pikat kufitare të Kapshtices dhe Kakavijës, do të lejohen përkatësisht 750 persona në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë, ndërsa lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi, si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në shtetin helen. Gjiathashtu personat që do të kalojnë kufirin, duhet të kenë plotësuar formularin, 24 orë përpara se të udhëtojë dhe tamponin për Covid 19 jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi. Individët që kalojnë aeroportin Elefterios Venizelos, duhet të qëndrojnë 7 ditë në karantinë.

Rritja e ndjeshme e të infektuarëve nga koronavirus, pritet të shtrëngojë edhe masat në vend.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re