Është shënuar viktima e katërt nga Koronavirusi në Greqi. Viktima është një 53 vjeçar punonjës i spitalit të Kastorias raporton abcnews.al.

Në total Greqia ka shënuar 228 të prekur nga Koronavirusi, ku 22 persona prej tyre sipas mediave greke, janë raste të palidhura me njëra tjetrën.

Rastet “jetime“, siç i quajnë mediat greke, janë rritur në mënyrë të menjëhershme, dhe me shpërndarje të ndryshme gjeografike tre ditët e fundit.

Nga pesë që ishin të martën e kaluar, arritën në  11 të prekur ditën e Premte, dhe 11 të tjerë vetëm dje duke e çuar numrin total në 22.

Shumica e këtyre janë regjistruar në kryeqytetin grek, Athinë./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re