Është agravuar akoma dhe më tej kriza diplomatike mes Moskës dhe Athinës, pasi autoritetet greke vendosën të përzënë dy diplomatë rusë, të akuzur se kanë punuar kundër marrëveshjes së emrit me Maqedoninë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë tha në një deklaratë se Rusia është një shembull i mosrespektimit dhe i mungesës së të kuptuarit të botës. Ishte ky një reagim ndaj deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Rusisë, Mary Zahara që tha se përzënia e diplomatëve nuk do kalonte pa pasoja.

Sipas Kremlinit, Athina e ndërmorri këtë veprim nën presionin e NATO-s.

Ironia në këtë rast është në faktin se Greqia, e njohur për marrëdhënie tradicionalisht të mira me Rusinë, e respektoi këtë traditë dhe në rastin e tërheqjes në bllok të diplomatëve europianë nga Moska, në rastin e çështjes “Skripal”. Vetëm Athina nuk pranoi ta bëntë këtë gjë duke “thyer” direktivat e Unionit.     

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re