Një tërmet me magnitudë 6.3 është ndjerë në Greqi, me epiqendër në Kretë.

Epiqendra u regjistrua 23 kilometra në juglindje të Zakros, me një thellësi prej 8 kilometrash.

Përveç Kretës, tërmeti u ndje edhe në Rodos dhe ishuj të tjerë të Egjeut, por edhe në Atikë.

Sipas dëshmive të cituara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati disa sekonda.

Derimë tani nuk raportohet për persona të lënduar, por mediat greke njoftojnë se të dhënat janë në përditësim.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re