Një incident ka ndodhur këtë të hënë mes policisë së Fierit dhe Greseld Shpataraku, i cili po ruante parcelën e hashashit.

Personi në fjalë ka kundërshtuar urdhrin e Policisë për të ndaluar kur këta të fundit i zbuluan parcelën. Ai madje ka mbushur kallshnikovin dhe ka tentuar të hapë zjarr ndaj bluve, por këta i janë përgjigjur duke e neutralizuar.

29 vjeçari është plagosur në shpatull dhe është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me këtë incident kanë reaguar edhe banorët e zonës. Duke folur për mediat, një zonjë deklaroi se ata nuk merren me hasash por me bagëti. E pyetur nëse ndihen të rrezikuar nga këto persona, të cilët shpesh janë dhe të armatisur, zonja në fjalë nuk e fshehu frikën.

Pjesë nga biseda:

Po ju a ndiheni të rrezikuar, se ata mbajnë dhe  armë?

-Epo edhe ndihemi të rrezikuar, si nuk ndihemi.

Sa të mbrojtur ndjeheni ju?

-Epo tani nuk merremi me ato punë, ne merremi me bagëti.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re