Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg tha se planifikon të botojë një libër të gjerë mbi ndryshimet klimatike.

“Kam ftuar më shumë se njëqind njerëz – shkencëtarë, aktivistë dhe shkrimtarë – për të shkruar një libër që mbulon klimën dhe krizën ekologjike nga një perspektivë holistike,” shkroi 19-vjeçarja në Twitter.

Ndryshimet klimatike janë një nga disa simptoma të një krize më të gjerë të qëndrueshmërisë, shtoi ajo, raporton The Guardian.

Thumberg shpreson se libri do të shërbejë si një referencë për të shkruar rreth krizave të tjera specifike.

Sipas gazetës, autorët do të përfshijnë studiuesit e klimës Johan Rockström dhe Katharine Hayhoe, ekonomistin Thomas Piketty dhe shkrimtaren Margaret Atwood.

Libri duhet të dalë në tetor në Britani. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re