Skip to content

Greta në Montreal, nga Kanadaja ngre në këmbë gjysmën e botës

w 55501479

Suedezja 16-vjeçare Greta Thunberg, nisi një raund të ri të grevave globale të klimës, duke zgjedhur Montrealin në Kanada, e kërkuar nga kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe udhëheqësve botërorë që të bëjnë më shumë për të mbrojtur mjedisin.

Qindra mijëra të rinj u mblodhën gjithashtu në Austri, Gjermani, Suedi, Itali, Rusi, Spanjë, Portugali, Hungari, Izrael, Indi, Marok, Zelanda e Re, Ekuador dhe vende të tjera të botës.

Një ikonë e një gjenerate në rritje të të rinjve që ngrihen kundër ndryshimit të klimës, Greta e nisi lëvizjen e saj 12 muaj më parë përpara parlamentit suedez.

Asaj iu bashkua dhe kryeministri Justin Trudeau, për të cilin Greta kishte thënë më herët, se si shumica e politikanëve, edhe ai nuk kishte bërë sa duhet për mjedisin.

Ajo u tha gazetarëve se nuk dëshiron të kritikojë individët, por të përqëndrohet në tërësi. Ajo përsëriti se mesazhi i saj për të gjithë politikanët në botë ishte i njëjtë: “Dëgjoni dhe përgjigjuni për ato që thonë shkenca”.

Gjatë mëngjesit, ajo foli me Trudeau, i cili nga ana e tij tha se pajtohet plotësisht me aktivisten e re.

Ai premtoi që nëse rizgjidhej në zgjedhjet e 21 tetorit, ai do të mbjellë dy miliardë pemë në dhjetë vjet.