Greta Thunberg është shpallur fajtore dhe është dënuar për mosbindje të urdhrit policor për t’u larguar nga një protestë për klimën në qytetin e Malmos, muajin e kaluar.

 

Aktivistja suedeze për klimën është deklaruar e pafajshme.

 

“Veprimet e mia janë të justifikueshme”, i ka thënë ajo gjykatës, sipas gazetës Sydsvenskan.

 

Gjoba ndaj saj do të bazohet në të hyrat që i ka Thunberg.

 

Ajo ka qenë pjesë e një grupi të protestuesve që e kanë bllokuar një rrugë për kamionët e ngarkuar me naftë.

 

Thunberg është akuzuar për mosbindje kur policia i ka dhënë urdhër.

 

“Unë besoj që jemi në një urgjencë që kërcënon jetën, shëndetin dhe pronën”, ka thënë ajo para gjykatës, duke shtuar se “numër pafund i njerëzve”, janë në rrezik./rel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re