Pa asnjë fjalë për Donald Trump, aktivistja e re suedeze e mjedisit, Greta Thunberg mori pjesë në një protestë me bashkëmoshatarë të një kauzë përgjatë gardhit të Shtëpisë së Bardhë, raporton AFP.

“Asnjëherë mos u dorëzo”, tha ajonë një fjalim të shkurtër para qindra të mbledhurve.

“Ne do të vazhdojmë, do t’ju shohim më 20 shtator”, shtoi ajo, duke iu referuar një proteste të paralajmëruar  globale, në të cilën të rinj dhe nëpunës do të lënë shkolla dhe zyra për të kërkuar hapa konkretë për të mbrojtur klimën,.

Protesta ishte ngjarja e parë publike gjatë një vizite 6-ditore të adoleshentes 16-vjeçare në Uashington, me misionin për të ndërgjegjësuar administratën Trump dhe Kongresin, përpara Samitit të KB për Klimën në Nju Jork, në të cilin udhëheqësit botërorë duhet të angazhohen për uljen e mëtejshme të emetimeve të gazrave serë.

Dhe Thunberg do të marrë pjesë në samit në 23 shtator.

Greta Thuberg nuk njihet në Shtetet e Bashkuara ashtu siç si në Evropë, por gjatë qëndrimit në Uashington, Amnesty International do t’i japë asaj njohjen të hënën, dhe ligjvënësit demokratë do ftojë atë në Kongres më 18 shtator.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re