Aktivistja suedeze Greta Thunberg është në mesin e protestuesve të arrestuar pas protestave në Lusserrat të Gjermanisë perëndimore, të cilat autoritetet po i evakuojnë për të shkatërruar ndërtesat për zgjerimin e një miniere qymyri në zonë.

20-vjeçarja Thunberg mori pjesë në një tubim proteste kundër zgjerimit të planifikuar të minierës së linjitit Gartzweiler 2, e cila ndodhet rreth 9 kilometra larg Lutzerat.

Greta Thunberg, e cila ka qenë me protestuesit që nga e premtja, u pa e ulur e izoluar në një kafaz policie pasi u fut brenda, sipas një dëshmie të publikuar nga agjencia Reuters.

Kjo është hera e parë që adoleshentja po arrestohet në protestat ku ajo merr pjesë. Deri dje është parë si një fëmijë, por tashmë po rritet, është 20 vjeçe. Shenja e parë u dha sot, kur u “morr zvarrë” nga policia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re