Avokati Zaçe Islami i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ka shpjeguar grevën 4 ditore të trupës së avokatëve në të gjithë Shqipërinë për shkak të miratimit të hartës së re gjyqësore.

Gjatë fjalës së tij, Zaçe Islami hodhi akuza të forta ndaj 140 deputetëve të Kuvendit të cilët sipas tij kanë hartuar një reformë për të nënshtruar shqiptarët. Përveç kostove të rrugës së qytetarëve, Islami rendit edhe dy problemet e tjera që hasin shqiptarët me hartën e re gjyqësore.

“Me taksat e tua paguhen 140 deputetë të cilët paturpësisht në mënyrë kriminale bëjnë një reformë që është kriminale dhe anti njerëzore, anti qytetare. Si do ti thuash atij klientit që të vijë nga Konispoli të vijë nga aty në Gjykatën Administrative të Apelit që do të lihet vetëm një në Tiranë. Nëse duam që të bëhemi si Italia apo Europa, atëherë jepu shqiptarëve nivelin e jetesës si në Itali. Kjo bëhet për tu plasur shpirtin shqiptarëve, për ti nënshtruar dhe për ti shkelur me këmbë dhe për ti thënë që nuk jeni zot të ngriheni. Shqiptarëve mirë ja bën Edi Rama. Kjo është e pabesueshme që thonë do të ulim koston duke ngritur karburantin 265 lek/litra. Sepse do të vijë nga Vërmoshi në Tiranë sa do të paguajë qytetari? Kjo bëhet për t’i shkelur me këmbë.

Për grevën ne nuk jemi fajtorë. Shqiptarët t’ia kërkojnë Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, mos merren me pasojën por me shkakun. Kjo reformë nuk është vetëm për koston e klientit, janë shumë faktorë: Janë përplasja në Gjykata, është mungesa e gjyqtarëve, shtyhen vendimet se nuk ka gjyqtar, askush nuk mban përgjegjësi.

Unë kam një cështje me hipotekën e Tepelenës. Aty ka një grup të strukturuar hajdut pronash. Edhe në TV është transmetuar vjedhja e këtyre pronave. Ministrit të Drejtësisë i kërkoj të kontaktoj me atë për ta takuar, ai më kthen përgjigje që nuk mundet të të presë por mund të takoni drejtorin e anti-korrupsionit. Cfarë bëj unë shkoj takoj drejtorin e anti-korrupsionin më thotë kemi rregullore. Cfarë rregullore duhet për të bërë Apelin e cila zgjat 6-8 vite. Kur fiton gjyqin përse duhet të apelohet vendimi? Ma thoni përse? Unë jam për drejtësi unë kam ardhur që të ta dinë shqiptarët kë kanë në krye. Nuk ka kuptim , këta si hipotekë kanë bërë gabim dhe prapë janë këta që apelojnë këtë gabimin që kanë bërë vete. Kjo s’ka sens fare. Të na thotë Ulsi Manja cështë ky rregull dhe urdhër i brendshëm për të bërë apelim, kjo bëhet për të vjedhur pronën”, u shpreh Islami.

KLD vendosi  që nga 22 Gjykata të Shkallës së Parë do të reduktohen në 13 të tilla, nga 6 Gjykata Administrative do të qëndrojnë 2 në të gjithë vendin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re