Në një deklaratë për mediat, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka reaguar me tone të ashpra për situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët bojkotuan punën këtë të mërkurë, duke pezulluar fluturimet.

Sipas Ballukut, kjo situatë është krijuar për shkak sepse ata kërkojnë mbi 4 mijë dollarë pagë në këto kohë pandemie.

“Për shkak të kësaj emergjence të krijuar në Aeroportin e Rinasit, në portën e vetme që e lidh me vendet e tjera. Kemi situatë të jashtëzakonshme. Kontrollorët kanë vendosur që të bëjnë një grevë tërësisht të paligjshme. Në kodin e Punës është e përcaktuar qartë që; ndalohet greva për sektorët sensitiv, duke e nënvizuar dhe trafikun ajror. Ka nisur që dje kjo tratativë e jashtëzakonshme e kontrollorëve të trafikut ajror, por jo nga e gjithë. Për të kërkuar para në kohë pandemie. Nga 4 mijë e sa dollarë, sepse disa të tjerë e kanë më të ulët, nëse nuk iu afrohen kaq para; atëherë ata marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë.”, tha Balluku.

Balluku theksoi se politika ka kapur disa kontrollorë, ndërsa parlajmëroi se askush nuk do t’i ndihmojë kur të japin përgjigje penale.

“Një pjesë e vogël e tyre është kapur nga politika. Mjeshtrat e politikës e bënë plaçkë. Një çetë e ka bërë plaçkë hapësirën ajrore shqiptare. Ata që kishin turne, bëjnë xhiro në korridore, që të mos i quhet braktisja e vendit të punës. Ju keni braktisur punën dhe është dëshmitar gjithë Shqipëria dhe nuk do t’iu ndihmojë askush kur të përgjigjeni penalisht.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re