Doktori i njohur i enëve të gjakut, Edmond Faber ka reaguar lidhur me situatën që është krijuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku 65 kontrollorë të trafikut ajror kanë sabotuar punën pasi kërkojnë që paga t’ju kthehet saç ishte në fillim, 4400$, dhe jo 2490$ saç e kanë muajt e fundit, të reduktuar për shkak të pandemisë.

Faber i bën thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që ta zgjidhin situatën siç e zgjidhi Ronald Regan në vitin 1981 në një situatë të ngjashme.

Regani asokohe i pushoi të gjithë 11359 kontrollorët që kishin bllokuar punën pasi kërkonin rritje rroge dhe i zëvendësoi ata me të tjerë, me kontrollorë të trafikut ajror ushtarak.

Shënimi i plotë i Faber:

5 Gusht 1981, Presidenti Ronald Reagan filloi pushimin nga puna të 11359 Kontrollorëve të Trafikut Ajror të cilët filluan një grevë duke bllokuar fluturimet në gjithë Amerikën. Kontrollorët kishin kërkesa të rritjes së pagës disa herë, etj etj të ngjashme me kërkesat e Kontrollorëve të Rinasit……..

A e dini si e zgjidhi Presidenti Reagan këtë situatë #belindaballuku dhe #EdiRama ??

I pushoi nga puna pa të drejtë aplikimi në poste të ngjashme me Kontrollorin, dhe i zëvendësoi menjëherë me kontrollorë të trafikut ajror ushtarakë.

AEROPORTI I RINASIT DUHET TË FUNKSIONOJË,

VAKSINAT DUHET TË VIJNË NË SHQIPËRI,

NJERËZIT DUHET TË LËVIZIN LIRSHËM NË RINAS.

MINISTRIA E MBROJTJES DUHET TË MARRI NË KONTROLL TRAFIKUN AJROR.

KJO DUHET BËRË URGJENTISHT.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re