Koordinatori Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit, Informacionit dhe Dixhitalizimit në Partinë Demorkatike, Endri Hasa ka reaguar pas grevës së kontrollorëve të aeroportit.

Përmes një postimi, Hasa thotë se 68 punonjësit po e lënë punën për shkak të shkeljes së kontratës nga ‘Albkontroll’. Sipas Hasës kjo është një përgjegjësi e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe për shkak të grevës së kontrollorëve rrezikohet siguria kombëtare.

Endri Hasa:

Papërgjegjshmëria e Belinda Ballukut ka degraduar situatën me punonjësit e kontrollit ajror.

68 punonjësit po lënë punën, për shkak të shkeljes së kontratës nga Albkontrolli.

Me urdhër politik të Ballukut, sot situata në kullën e kontrollit nuk përmbush standardet dhe rrezikon sigurinë kombëtare.

Gjëndja e krijuar është përgjegjësi direkte e Belinda Ballukut dhe bandës në pushtet. Nga njëra anë vjedhin edhe tek tenderat e ushqimit, nga ana tjetër nuk paguajnë për të garantuar standardet e sigurisë.

Politizimi i çdo sektori është rrezik për vendin. Këtë duhet ta ndryshojmë me votë për t’u lënë vend profesionistëve. Partia Demokratike do të vendosë standarte europiane edhe në Aviacionin Civil.

Më 25 prill #shqiperiafiton

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re