Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë konferencës për shtyp ka folur për grevën e grave në Ballsh të cilat po rezistojnë për të disatën ditë.

Kryemadhi thotë se gjendja e tyre është e vështirë madje paralajmërojnë se nëse qeveria nuk reagon në grevë do ketë dhe fëmijë.

Sipas saj, qeveria shqiptare shumë thjesht u siguron pagat dhe vazhdimësinë e punës vetëm nga të ardhurat e naftës.

ryetarja e LSI theksoi se për pagat e naftëtarëve qeverisë i duhen vetëm shtatë milion euro, kurse nga përqindja e çmimit të naftës në Shqipëri fut në xhep 90 milion euro.

“Nëse nuk do ketë një zgjidhje apo reagim nga qeveria, ato kanë bërë thirrje që do u bashkëngjiten dhe fëmijët. Ne si LSI i jemi drejtuar SPAK për të hetuar aferën korruptive por dhe KLSH-së. Jo vetëm të hetojnë por edhe të vendosin para përgjegjësisë ku është një proces gjyqësor ku shteti është me firmën fantazmë apo guackë. Që ka dalë si metodë për të përfituar nga paratë e shtetit.

Më e rëndësishmja është se përgjegjësia e shtetit shqiptar për rafinerinë është e drejtpërdrejtë. Është shumë e thjeshtë.

etëm me të ardhurat që vijnë nga nafta është mundësia për të paguar pagat e naftëtarëve, por edhe për të krijuar mundësinë e rifillimit të punës në uzinë. Që këta njerëz jo vetëm të marrin pagat por edhe vazhdimësinë.

Ne do e ndjekim hap pas hapi, jo vetëm në kuadër politik por edhe administrativ. Dosja është shumë e madhe që nga privatizimi deri tek naftëtarët në grevë. Kujtojmë vitin 2000 kur uzina u shkëput nga Albpetrol, me 2 mijë punëtorë me pagat nga më të mirat në Shqipëri.

Kishte prodhime cilësore naftë dhe nënprodukte. Po rikujtoj, Maqedonia që nuk prodhon naftë, ka vetëm 40 fuçi në ditë, simbolike, ne prodhojmë 23 mijë në ditë dhe në bursë çmimi i naftës në Shqipëri është 1 mijë e 600 lekë, në Maqedoni 900 lekë.

700 lekë u merren shqiptarëve. 700 lekëshi është për importin. Nafta vendase s’duhet tatuar. Janë 90 milionë euro që shteti shqiptar i fut në xhep prej përqindjes së naftës.

S’po merrem me cilësinë. Ato pagat e naftëtarëve janë vetë 7 milionë euro. ”– tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re