Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka drejtuar një letër disa institucioneve shtetërore se Prokurorisë së Përgjithshme, dhe në veçanti kryeprokurorit Olsian Çela, ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, kreut të KLSH Bujar Leskajt dhe Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca lidhur me grevën e punëtorëve në Poçem të Ballshit.

Kryemadhi shprehet se punëtorët s’kanë marrë 27 paga mujore dhe agjensitë shtetërore si dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë lejuar me vetëdije këtë shkelje të të drejtave të njeriut.

”Agjensitë shtetërore dhe përkatësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që ka përgjegjësinë e monitorimit dhe ndjekjes së zbatimit të kontratës mes subjektit privat që administron stacionin dhe punonjësve ka qenë tërësisht jashtë funksionit dhe ka qenë në vetëdije të plotë për shkeljen për një kohë të gjatë të të drejtave bazë të punonjësve”- shkruhet në letër.

Ajo kërkon që punëtorëve t’u paguhen 27 pagat e prapambetura ndërsa përgjegjësit e kësaj situate të vendosen para përgjegjësisë ligjore.

”Agjensitë shtetërore dhe përkatësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që ka përgjegjësinë e monitorimit dhe ndjekjes së zbatimit të kontratës mes subjektit privat që administron stacionin dhe punonjësve ka qenë tërësisht jashtë funksionit dhe ka qenë në vetëdije të plotë për shkeljen për një kohë të gjatë të të drejtave bazë të punonjësve”

Kërkoj që agjensitë shtetërore të marrin masat e menjëhershme, me të gjitha mekanzimit që ligji mundëson për të kryer pagesat e të gjitha pagave të prapambetura për punonjësit e stacionit të pompimit në Poçem, pasi përveç të tjerash kjo situatë ka krijuar edhe një tensionim shumë të rëndë social për familjet e tyre të varfëra të cilat kanë mbetur pa të ardhura dhe po vuajnë në varfëri ekstreme.
Kërkoj nga ju, verifikimin dhe zbardhjen e veprimeve dhe mosverpimeve të agjensive shtetërore, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përgjegjësit e këtyre veprimeve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.”- shkruan ajo.