Anëtari i Forcave Ajrore të SHBA-së, Larry Hebert, është në grevë urie jashtë Shtëpisë së Bardhë që prej 31 marsit duke bërë thirrje për t’i dhënë fund brutalitetit izraelit në Gaza, ku në shënjestër janë civilët, me mbi 30 mijë sosh të vrarë prej tyre, më shumë se gjysma gra e fëmijë.

Hebert, 26 vjeç, një anëtar i Forcave Ajrore të SHBA dhe një Veteranë për Paqen (VFP), tha se ishte frymëzuar nga qëndrueshmëria e popullit të Gazës dhe Aaron Bushnell i Forcave Ajrore, i cili i vuri flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington, duke thënë: “Unë nuk do të jem pjesë e këtij gjenocidi”.

 Hebert tha se dëshironte të merrte pjesë në demonstratat që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza dhe të bënte presion për t’i dhënë fund dërgesave të armëve në Izrael.

Ai tha se mori një pushim nga detyra për të vizituar zyrën e kongresmenit.

“Unë e simpatizoj plotësisht atë që po ndodh në Gaza. E kam ndjekur që pak pas 7 tetorit dhe nuk ka të bëjë me njerëzillëkun dhe nuk mund të ketë asnjë justifikim. Kjo është diçka që më ka shkuar në mendje prej disa kohësh, sepse ushtria(amerikane) është drejtpërdrejt përgjegjëse për ndihmën ndaj Izraelit në furnizimet me armë. Dhe kjo me të vërtetë më lëndoi mua personalisht dhe shumë njerëz të tjerë”, tha ai.

Hebert theksoi se ai nuk caktoi një afat specifik për veprimet e tij dhe bëri thirrje për “fundimin e okupimit”.

Duke vënë në dukje se ai dëshiron vetëm ndryshime pozitive në Gaza, qoftë një armëpushim apo një rritje e ndihmave humanitare, Hebert shpjegoi se ai shpreson për t’i dhënë fund pushtimit izraelit të territoreve palestineze.

“Unë mendoj se lejimi i ndihmës përmes Rafah është një hap i rëndësishëm,” tha Hebert.

Duke thënë se qëllimi i protestës është të mbështesë popullin e Palestinës dhe se njerëzit nuk kanë frikë të flasin, qoftë në ushtri, në Ministrinë e Punëve të Jashtme apo në qeveri, ai vuri në dukje se po merr një rrezik të madh duke duke e bërë këtë dhe mund të përballet me reagime serioze.

“Por unë jam gati ta bëj, sepse këto reagime nuk janë asgjë në krahasim me atë që po kalojnë njerëzit në Gaza”, shtoi ai.

Kur u pyet se çfarë mendonin kolegët e tij për sulmet izraelite, Hebert tha se kishte shumë pak mbështetje për Gazën dhe se kjo situatë ishte për shkak të “injorancës” së asaj që po ndodhte në Gaza. Ai beson se njerëzit duhet ta dinin për këtë situatë, e cila vazhdon prej gjashtë muajsh apo edhe 76 vitesh.

“Por unë mendoj se anëtarët e detyrës aktive kanë gjithashtu frikë të flasin për shkak të mundësisë për t’u përballur me reagime, dhe mbështetja e Gazës është, sipas tyre, një kundërshtim i hapur ndaj politikës sonë të jashtme,” tha ai.

I pyetur për sulmin izraelit në Gaza në të cilin humbën jetën punonjësit e organizatës ndërkombëtare humanitare World Central Kitchen (WCK), Hebert tha se nuk ndryshon nga ajo që ka bërë Izraeli deri më tani.

“Unë mendoj se është në përputhje me atë që ata kanë bërë në Gaza. Ata po lobojnë fort për të shkurtuar fondet për UNRWA-n (agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë në Lindjen e Mesme). Ata po bëjnë gjithçka që munden për të synuar gazetarët në mënyrë që palestinezët të mos munden të dokumentojnë gjenocidin që po kryejnë kundër tyre. Ata po sulmojnë spitalet për të krijuar një krizë humanitare. Vdekja e këtyre punonjësve të ndihmës në përgjithësi është tronditëse, por mendoj se përshtatet edhe me luftën e Izraelit ndaj civilëve”, përfundoi Hebert.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re