Naftëtarët e Ballshit në ditën e tetë të grevës së urisë kanë shfaqur shenja të përkeqësimit të shëndetit të tyre.

Mjekja Eugerta Avduli në një deklaratë për Fax News tha se:

“Gjendja e tyre shumë e rënduar, disa kanë shfaqur probleme me tensionin e lartë, diabetin etj. Dy nga grevistët po marrin serum pasi situata ka precipituar”.

Grevistët të cilët thonë se nuk kanë më as forcë për të folur ndërsa kërkojnë tu jepet e drejta e tyre,

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore, por grevistët janë të bindur të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Do të qëndrojmë këtu deri në pikën e fundit, kthim mbrapa nuk kemi”, shprehen naftëtarët.

Kujtojmë që naftëtarët u ngujuan në grevë urie dhe në muajin shkurt të këtij viti dhe pas premtimeve boshe nga instancat, ata u tërhoqën sepse ju premtua që do u jepeshin pagat.

Që prej mesit të shtatorit ata rinisën protestat e tyre duke iu rikthyer grevës të urisë ndërsa shprehen se nuk do të ndalen derisa të marrin pagat e prapambetura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re