Skip to content

Greva paralizon Britaninë e Madhe/ Qindra mijëra punonjës kërkojnë rritjen e pagave

Britania e Madhe po përballet me protestën më të madhe të 30 viteve të fundit.

 

Gjysmë milioni punëtorë të fushave të ndryshme, mes te cileve mësues, pedagogë të universiteteve, punonjës të transportit rrugor dhe hekurudhor si dhe mjekë, kanë nisur ditën e parë  të grevës.

 

Mediat raportojnë se rreth 300 mijë arsimtarë i janë bashkuar tubimit, duke paralizuar shkollat.

 

Por shërbimet janë bllokuar edhe në sektorë të tjerë.

 

Protestuesit kërkojnë rishikimin e pagave, pas rritjes së ndjeshme të çmimeve që nga viti i kaluar.