
10 anëtarë të Këshillit Drejtues Sindikal të kompanisë “Bankers Petroleum” ne Fier janë futur në grevë urie pa afat rreth orës 10:00 të ditës së sotme. Ata shprehen të vendosur për t’i shkuar deri në fund kauzës së tyre ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet t’i bashkohen edhe punonjës të tjerë.
Dy kërkesat e tyre kryesore janë rritja e pagës dhe përmirësimi i kushteve të punës. 400 punonjësit e Bankers së bashku me punonjësit e admnistratës qëndrore kërkojnë njëzëri rritje page të paktën 1000 euro në muaj.
Nga ora e 07:00 e mëngjesit të nesërmen do të ndërpritet puna, gjë që pritet t’i shkaktojë kompanisë dëme të mëdha ekonomike. Kjo është protesta e katërt e organizuar nga Sindikata e Bankers gjatë vitit 2025 . Kërkesave të tyre nuk u është ofruar asnjë zgjidhje , ndaj sot ata morën vendimin ekstren për të shkuar në grevë urie.