Një nga të dënuarit në burgun e Burrelit, Admir Tafili është shprehur se me ligjin e ri të burgosurit nuk po takojnë dot familjarët e tyre.
Në një intervistë për JOQ ai tha se do të zhvillohe protesta në të gjitha burgjet dhe se janë futur në grevë urie të dënuarit në në burgun e Burrelit, Peqinit e Fushë Krujës dhe pritet tu bashkohen dhe të tjerë.

Sipas Tafilit, kanë dy vite që nuk takohen nga familjarët për shkak të pandemisë dhe tashmë që mund t’i shohin nuk kanë se kë.

“Përshëndetje. Jemi në një grevë urie, e kemi nisur sepse na janë mohuar të drejtat dhe takimet familjare. Kanë ndryshuar një ligj, e kanë nxjerrë në vitin 2020 dhe takimet lejohen vetëm me rrethin e ngushtë familjar, motra, vëllai, nëna e babai. Ligji ka qenë më herët që lejohet edhe takime me të tjerë, tani e kanë bërë me familjarët e ngushtë.

Domethënë me të ardh vëllai me nipat e mbesat, fusin vetëm vëllanë dhe nipat e mbesat nuk i lënë. Kemi edhe kërkesë për kohën e telefonatave. Jemi pajtuar me rregullat e Covid dhe na kanë lejuar një takim në muaj, por problemi është tek rrethi i personave që të lejohet të takosh. Kemi folur me avokatin dhe me drejtorin e burgut. Psikologu është shprehur se kjo është shkelje dhe se ne kemi të drejtë të kërkojmë këtë gjë. Një specialist burgjesh, Kamer Hoxha erdhi dhe na tha kështu ka dalë një ligj i ri.

Unë familjen e kam jashtë shtetit dhe mund të më takojnë nipat, xhaxhallarët e mbesat. I thashë shkoni jut ë më sillni familjen nga jashtë që të vijë të më takojë? Jo më tha nuk e bëj. Jemi me rezervë ushqimi për momentin, nuk marrim asgjë nga burgu e as nga familja. Nga burgu jo e jo sepse ushqimi është skandaloz. Sapo të na mbarojnë rezervat ne do të vazhdojmë grevën e rregullt, duke mos konsumuar asgjë. Një takim e kam pasur dhe më kanë thënë që të tërhiqem dhe të ndjekim rrugën ligjore, por kjo gjë shkon 3-4 vjet.

Ligji të bëhet siç ka qenë më parë, me takimet dhe telefonatat. Në burg nuk bëhet asnjë krim dhe as asgjë, na e kanë bërë këtë gjë për të na shkëputur nga njerëzit. Na kanë thënë jo do marrim masa, do marrim masa e na përmendin izolimin, ne po kërkojmë të drejtat tona. Pas nesh ka hyrë dhe ai i Peqinit e i Fushë Krujës, mund të përshkallëzohet më shumë,”- thotë Tafili.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re