Te enjten e 9 nëntorit, shmangni çdo lëvizje nga dogana e Kakavijës dhe Kapshticës. Per 24 ore pala greke do te pezulloje punën, duke anuluar çdo veprim  per qarkullimin e automjeteve nga Shqipëria ne Greqi dhe anasjelltas.
 
Policia greke ka njoftuar se per shkak te nje greve te punonjësve te dy doganave, do te pezullohet puna nga mëngjesi i datës  9 nëntor deri mëngjesin 10 nëntorit. Gjate grevës 24 oreshe lejohet vetëm lëvizja e këmbësoreve.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re