Edhe pse orët e fundit është rënduar gjendja shëndetësore  e grave greviste, ato shprehen  të vendosura për të vazhduar rezistencën, madje kërcënojnë se do të marrin edhe fëmijët në vendin ku janë ngujuar.

 

Situata është shumë e rëndë. Nga instancat shtetërore, nga parlamenti shqiptar kërkojmë bukën e fëmijëve tanë. A nuk është emergjente si dhe lotët e këtyrë nënave. Mos na detyroni të sjellim dhe fëmijët këtu me ne.

 

Në ditën e 10 te grevës se urisë punonjëset e rafinerisë i bëjnë thirrje kryeministrit të plotësojë sa më parë kërkesa e tyre.

 

Është turpi më i madh të vdesësh për bukë, se nga corona. Ne jemi pa bukë në shpi dhe kërkojmë lëkët tona. Kryeministri të na plotësojë kërkesën.

 

2 nga gratë grevisteve janë dërguar më urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të problemeve shëndetësore që kanë shfaqur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re