Një ironi të madhe e ka konsideruar Grida Duma deklaratën e kreut demokrat Lulzim Basha për rritjen e çmimeve duke bërë sipas saj këshilltarin e qeverisë dhe jo opozitarizmin, në një deklaratë për mediat para mbledhjes së grupit demokrat, Duma akuzoi Bashën për humbjen e besimit të qytetarëve. Pa fshehur revoltën, ajo tha se opozita sot duhet të ishte në krye të protestës, ndërkohë që qytetarët nuk i pranojnë në protestë për shkak të humbjes së kredibilitetit.

“Unë besoj që të gjithë bashkë duhet të jemi pë rtë mos bërë këshilltarin e qeverisë nuk mund të dalë kreu demokrat ne duhet të bëjmë opozitarizëm jo të këshillojmë qeverinë. Sheshet sot janë të mbushur me qytetarë, unë kam një revoltë personale që miq e kolegë më thonë si ju duket protesta por mos u shfaqni se politika e prish protestën .

Që ka arritur opozita ka humbur kredibilitetin deri në atë pikë që njerëzit e opozitës  shkojnë në protestë, ne duhet të organizohemi në protestë jo të vijmë këtu dhe themi ç’behet me çmimet  e naftës pas dyerve të blinduara. Kur vjen këtu dhe sheh sheshet e mbushura dhe ne të përdorësh çmimine naftës që do e mbaj peng këtë histori dhe vetëm opozitë nuk do të bëjmë sot, duhet të marrim vendime e duhet të bëhen hapa pas”, tha Duma.

Ajo shprehu vendosmërinë për të përdorur të gjitha mjetet juridike për largimin e bashës dhe për të mos vepruar e gabuar njësoj.

“Me një amnisti të madhe morale duke i dhënë dorën çdo demokrati ne duhet të jemi fitues se s’mund të pranohet humbja e kredibilitetit të qytetarëve, përpjekje që i zhvat nga koha jonë Basha për të mos bërë opozitën reale. Do përdoren të gjithë mjete juridike. Dualizmi me Sali Berishën dhe vendimi i 9 shtatorit ishte çështje parimi, ishte ok. E kemi lirinë për të mos vepruar dhe gabuar njësoj”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re