Duke prekur çështjen e Sali Berishës, dhe faktin se si do duhej të sillej në këtë histori kreu i PD, Lulzim Basha, deputetja e kësaj partie, Grida Duma, e ftuar në “Arnautistan”, tha se Basha e ka përgjegjësinë që të mos e hap këtë “betejë” ndaj Berishës.

“Është parandalimi i një dëmi të madh. Unë  e shoh kështu, që këtu Basha ka përgjegjësinë që të mos hapi një betejë ndaj Berishës, e cila nuk është as e nevojshme, as maturë politike.

Sikur të bënte këtë do të ishte një batërdi e vërtetë”, tha ajo.

Duma tha se në këtë rast ka preferuar të heshtë dhe të mos përfshihet në një bisedë e cila ul standardin total të familjes së saj politike.

“Unë kurrë nuk do të përfshihem në një bisedë e cila ul standardin e familjes time politike.

Kush do ta bëjë, kjo është zgjedhje, por jo e suksesshme”, tha Duma.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re