Kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Grida Duma ka bërë një interviste ndryshe nga herët e tjera. Ajo i është përgjigjur pyetjeve kurioze të qytetarëve pa hezitim. Një ndër pyetjet që një qyetetare ka bërë ishte se çfarë bën që është në një formë kaq të mirë fizike.

Grida tregon se përpiqet të kujdeset për pamjen, ushqimin, veshjen dhe përpiqet që të bëjë aktivitet fizik çdo ditë. Madje ajo tregon se mbrëmjeve kur shikon emisione politike ajo ushtrohet me 2-3 girat që ka në shtëpi.

Qytetarja: Më thoni tre gjëra që doni të ndryshoni në jetën tuaj.

Grida Duma: Kohë më shumë për veten padiskutim, më shumë kohë për projektin që përmenda dhe mundësi për të bërë gjëra faktive dhe jo vetëm për të folur për politikë. Urojmë që pas 25 Prillit të jemi në qeverisje dhe të bëjmë gjëra, jo vetëm të tregojmë se si bëhet.

Qytetarja: Je një grua shumë e bukur, cila është rutina jote që rri gjithmonë në formë?

Grida Duma: Mendoj që mirëmbajtja është e domosdoshme dhe nuk ka arsye pse ta themi ndryshe. Nuk është se përpiqem aq shumë sa duket në një farë mënyre, por ia kam marrë pak dorën e të shfaqurit në television dhe kujdesit që duhet përpara se të vish në media dhe kjo ndoshta jep përshtypjen që është shumë. Me vite fillon mëson të bësh disa veprime të cilat në jetë të ndihmojnë.

Të hash gjithë ditën nga pak, të mbash peshën trupore, të veshësh gjëra njëngjyrshe sepse kurrë nuk gabohet dhe të përpiqesh të bësh një aktivitet fizik rreth 30 minuta në ditë, të cilën gjatë fushatës unë e bëj duke ecur, por para fushatës unë e bëj edhe duke ndjekur emisionet politike, bëj me 2-3 gira në shtëpi 40-45 minuta në ditë, ia këshilloj të gjithëve. 

Ndryshimi i ushqimeve, nuk duhen ngrënë të njëjtat ushqime gjithë kohës. Nëse ushqehesh me të njëjtat gjëra, trupi ngec nuk metabolizohet më, kështu që unë filloj ndryshoj gjëra. 

Qytetarja: Zonja Grida do ta bëni vaksinën kur të vijë?

Grida Duma: Absolutisht po dhe është një mesazh për të gjithë, le t’i lëmë mënjanë këto merake me shumë sofistikime, vaksinat duhen, është detyrim sidomos i joni që jemi me shumë njerëz, duhet dhe janë detyrim i joni i pari dhe pastaj i kujtdo.

Rudina Magjistari: Edhe rusen edhe kinezen?

Grida Duma: Nuk kam asnjë ndryshim dyshues me jetën. Duhet bërë ajo që duhet bërë, le të themi që marrim shumë ilamarrim shumë ilaçe të pakontrolluara ndonjëherë për t;u shqetësuar kaq shumë për një vaksinë.

Qytetari: Të ka prezantuar djali me ndonjë të dashur?

Rudina Magjistari:  Sa vjeç është bërë djali?

Grida Duma: Po shkon 16.

Rudina Magjistari: Kështu që duhet të ketë ndodhur apo jo?

Grida Duma: Unë i them që unë e di që t’i s’po më thua gjë. Por edhe kënaqem shumë që nuk po më thotë gjë, kështu që s’kam asnjë paragjykim, por pëlqimi im është që ai nuk hyn tek ata çuna që nuk kanë qejf të flasin me mamat për kështu gjërash, më mirë të flasë me shokët dhe shoqet sesa me mua. Më pëlqejnë këto distancat tradicionale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re