Grida Duma thotë se Partia Demokratike do ta çojë në gjykatat ndërkombëtare çështjen e fondeve për tërmetin.

Kjo, pasi sipas saj, ata që kanë përfituar, nuk janë prekur vërtet nga tërmeti i nëntorit.

“Zgjedhjet e 25 prillit ishin një regres i demokracisë shqiptare. Ne nuk mundëm të imagjinonim që zgjedhjet do të manipuloheshin në këtë masë. Për mua fryma ka qenë fitore e opozitës shqiptare.

Ajo që ka rëndësi është të kuptohet se me gjithë administratën dhe angazhimin e parave të pastra e jo të pastra nga ana e PS-së dhe me paratë e tërmetit, dhe të arrish të marrësh një rezultat me PS-në që ndahet me 37 mijë vota, tregon se besimi tek opozita ka qenë i madh.

Njerëzit e ndjenin dhe e donin ndryshimin. Njerëzit sot janë të mpirë dhe nuk e besojnë që ngjarjet vijojnë me një mono parti shtet.

Shumë mund t’u duket si e pamundur fitorja, por unë besoj se diferenca është e arritshme më shpejt se 4 vite. Ne do ta dërgojnë në gjykata ndërkombëtarë çështjen e fondeve të tërmetit”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re