Skip to content

Grida Duma flet nga izolimi: Çfarë po marr unë kundra koronavirusit

Ish deputetja e PD Grida Duma, ka treguar në një lidhje me Top
Channel, si po i kalon ajo këto ditë kur i gjithë aktiviteti është
ndalur. Ajo ka nënvizuar faktin se izolimi dhe karantinimi duhet të
ishin thënë më parë, ndërsa theksoi se ka pak informacion zyrtar që nuk
mjafton për qytetarët.

Si po e trajtoni ju veten në kushtet e shtëpisë?

Grida Duma: Bëj aq sa bëjnë të gjithë ata që janë paksa të informuar,
vitamina C nëse merret nga portokalli, limoni apo si tablet, bën vecse
mirë.

Nuk duhet ta lërë veten të ketë ftohtë, edhe në kushte normale
s’duhet të jemi të pakujdesshëm edhe kundrejt një gripi stinor. Më e
rëndësishme të kuptosh që fëmijët të jenë më të kujdesshëm të lajnë
duart, edhe nëse do dalin në hapësirën e përbashkët të pallatit. Se
gjendja e të ndenjurit në shpi kur vjen nga kënaqësia është tjetër, kur
vjen nga bllokimi krijon nervozizëm e agresivitet tek fëmijët.