Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka bublikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me drejtuesit politikë të qarqeve.

Të rreshtuar krah njëri-tjetrit, pranë Bashës që qëndron ulur, duket se të gjithë janë kujdesur që të respektojnë dhe masat anti-Covid, vendosjen e maskës.

Por ajo që bie në sy, mes 17 kandidatëve të Bashës, është prezenca e Grida Dumës, jo për hijëshinë e saj, por për mos mbajtjen e maskës.

Duket se Grida e ka të pamundur ta fshehë bukurinë e saj poshtë një maske, dhe me veshjen e saj të lëkurës, tregon sigurinë e fitores së Lulzim Bashës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re