Në shumë media përflitet për një lidhje të mundshme dashurie midis ish-deputetëve të PD-së, Grida Duma dhe Ervin Salianji, por asnjëri prej tyre ende nuk e ka hedhur hapin për ta pranuar publikisht, megjithëse Salianji i ka dhënë vlera të mëdha Dumës në daljet e tij publike.

Rreth një vit më parë CNA.al publikoi një video ekskluzive të Ervin Salianjit, i cili është kapur duke shkëmbyer mesazhe erotike në sallën e parlamentit, me një person të quajtur G.D., që më pas nga mediat u identifikua si Grida Duma, por që asnjëherë nuk është pranuar nga asnjëri prej tyre. Përkundrazi gjithçka u mohua.

Me kalimin e muajve, me sa duket lidhja dhe miqësia e tyre është forcuar dhe shpesh shihen në zonën e Qerretit, në një zonë vilash rezidenciale, ku shumë zëra thonë që ata kalojnë bashkë pushimet apo kanë filluar bashkëjetesën.

CNA.al ka siguruar disa foto ekskluzive, të cilat janë bërë sot pikërisht në Qerret, ku çifti Salianji-Duma janë ulur në një kafe.

Nuk dihet nëse ka një lidhje zyrtare midis dy ish-deputetëve të PD-së, dhe se cfarë pritet të ndodhë, a do të kemi një dasmë mes dy personazhëve të rëndësishëm të Republikës së re të Lulzim Bashës.

Kujtojmë këtu se kohë më parë, mediat kanë raportuar ndarjen e Grida Dumës, nga bashkëshorti i saj, Ilir Shqina, me të cilin ka edhe një djalë.

Gjithashtu edhe Ervin Salianji ka pasur një lidhje me Eneida Patkoin, një lidhje që pritej të kurorëzohej në martesë, por të dy braktisën partnerët e tyre./ CNA.al

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re