Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, Grida Duma ka thënë sot në “Open” se PD-ja po përgatitet për grumbullimin e shumë materialeve të cilat do t’i përdorë si denoncime ndaj PS-së dhe atyre që kanë tjetërsuar votën e lirë.

Duma tregoi se në Rrogozhinë ditën e votimeve komisionerët e PD u shantazhuan nga ish-kreu i Bashkisë dhe djali i tij.

Më pas ajo shtoi se një djalë që hiqej si i KQZ-së dhe u thoshte njerëzve të vazhdonin të hynin e të votonin, ishte një person me bexh fals.

Grida Duma: Mbledhja ka nisur në 18:00 dhe ka vijuar, qendrimi ky është, si ai zyrtari po nesër do i vijojë takimet Basha me drejtues të PD-së, ky është qendrimi që zgjedhjet nuk do të njihen.

Gjëja që po bën Basha është më e natyrshmja që mund të ndodhë; të kërkohet hetimi i plotë i zgjedhjeve, që padyshim nuk kanë qenë të pastra.

Ka pasur kërcënime, shit-blerje etj. Bëmë shumë sakrificë, mund, ndaj nuk duhet të demotivohemi dhe të manipulohet e vërteta. Ky është një moment i vështirë, unë i kam para këto manipulime.

Nuk është 1,2 apo 4 vite. Çfarë kam parë unë, kam parë grupet që janë në Kavajë dhe Rrogozhinë. Të gjithë i kanë parë.

Eni Vasili: Thatë kemi fituar, pastaj prisni kutitë, pastaj nuk i njohim.

Grida Duma: E vërtetë, por kam bindjen absolute kur iu them që 3 orë para mbylljes së votimit, apo 1 orë pas mbylljes, adrenalina ishte që PD kishte fituar.

Mentor Kikia: Jemi këtu të na thoni gjëra më konkrete se adrenalina.

Grida Duma: Në Rrogozhinë veprojnë 3 banda. Në 25 prill komisionerët më marrin dhe thonë ka ardhur ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës dhe djli i tij dhe na shajnë dhe na kërcënojnë se nuk po lejojmë votën familjare.

Njoftova KQZ-në dhe u ndërpre votimi. Morën në telefon komisionerët dhe më thanë që ka ardhur një përfaqësues i KQZ-së dhe më thotë që vazhdoni punën. Fola dhe unë në telefon me këtë person dhe ai më prezantohej si i KQZ-së dhe i thoshte njerëzve futuni se s’ka asgjë.

Erdhi një foto e këtij djali me bexh dhe ia çova foton KQZ-së dhe rezultoi se ky individi nuk ishte i KQZ, kishte marrë një bexh fals dhe vepronte si i KQZ-së. Bëra kallzim se kështu duhet të veprosh.

Ka shkuar dosja për mashtrim, kërcënim e sharje, Ervis e kishte a diçka e tillë. Dosja që duhet të shkonte në SPAK më thanë i kanë kaluar prokurorisë së Kavajës sepse nuk e kanë konsideruar si krim zgjedhor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re