Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se degradimi i sistemit shëndetësor në këto tetë vite është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kryeministrit Edi Rama.

Teksa ka shpërndarë një video, për të shprehur revoltën e familjes që humbi babanë në kushtet spitalore, Duma shkruan se Rama me këtë kryeministër kemi ngecur në vend.

Postimi i plotë i Dumës:

Po e shpërndaj sot këtë video për të ndarë dhimbjen dhe revoltën me familjen që humbi babanë në kushte të vështira spitalore.

Ndaj dhimbjen dhe revoltën edhe me qindra e mijëra qytetarë të tjerë shqiptarë që ndihen po kaq të braktisur nga qeveria e Edi Ramës, po kaq të indinjuar dhe të dëshpëruar për humbjen e të afërmve nga pamundësia për të marrë shërbimin e duhur në spitale.

Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e tij. Përpara shëndetit të njerëzve, ai vuri koncesionet, me të cilët mbushin xhepat. Me këtë kryeministër kemi ngecur në vend.

Është koha ta ndryshojmë në 25 prill këtë realitet!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re