Grida Duma  thotë se asaj i paska shkuar ca kriminelë, të cilët i kanë thënë se do të punonin për të, qëë të fitonte zgjedhjet.

Kjo e fundit, para se të pranonte, ose jo, ka shkuar në zyrën e Lulzim Bashës për t’u konsultuar.

Dhe ky i paska thënë që të refuzojë.

Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët.

Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën.

I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qëndrimi do mbani ju? Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht.

Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme,” tha Duma.