Duke zhvilluar takime me pronarët e bizneseve të vegjël, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma u shpalosi atyre paketën mbështetëse të qeverisë.

Ata i shprehën shqetësimet për situatën ku ndodhet vendi, duke theksuar se janë në kushtet e mbijetesës.

Postimi i plote i Dumës:

Ky është një dështim i madh!

“Këto vite kanë qenë mbijetesë. Fitimi është zero-zero edhe pse kemi 30 vite në këtë biznes dhe është një nga bizneset më të konsoliduara në Rrogozhinë. Kemi 8 vite që shkon çdo ditë dhe më keq!”

Partia Demokratike do të vijë me një paketë shumë mbështetëse për biznesin.

Do të jetë vetëm 0.5% e xhiros taksa maksimale lokale.

Një vit amnisti për të gjithë gjobëvënien, për të gjithë taksidarin te dera e biznesit.

“E mbajmë dyqanin hapur se nuk kemi ku të shkojmë…po e mbyllëm duhet të rrimë në shtëpi, të paktën rrimë gjithë ditën e nxjerrim vetëm lekët e bukës.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re