Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë Grida Duma, e cila doli fituese në zgjedhjet e 25 prillit nga lista e PD në qarkun e Tiranës, foli sot në emisionin “Kjo javë” për procesin zgjedhor dhe bilancin e deritanishëm të PD-së.

Duma u shpreh se PD nuk kishte asnjë pushtet, ndryshe nga mazhoranca që i kishte të gjitha pushtetet, arriti të ndahej me një diferencë të ngushtë nga votash PS.

Për Grida Dumën PS është si Partia e Punës dhe nuk mund t’i kthejë shkëlqimin qytetarëve, përkundrazi.

“Bilanci i deritanishëm nuk matet me shifrat statistikore, që i takojnë PD dhe opozitës në tërësi. Fakti që edhe me shifrat e sotme, përtej asaj që do të jetë më vonë një rinumërim, ankimim, mendoj që PD pa asnjë pushtet, pa qenë as në parlament, përkundrejt një pushteti qendror-lokal, një mënyre administrimi më skandalozin, që ishte informacioni deri te karta e identitetit që kishte PS, përballë të gjitha pamundësive që kishte, u nda me PS me 37 mijë vota në total, me statistikat e sotme, pra jo më shumë se 3.7 mandate. Nëse PD atë rezultat të ngushtë do ta tenderonte përmes krimit dhe organizatave kriminale, patjetër që do të ishte në pushtet, por një e keqe do të zëvendësonte një të keqe. Jo PS, Rilindja i detyrohet shqiptarëve një gjë shumë të madhe. Patjetër ata janë trashëgimtarë të Partisë së Punës, e cila nuk është partia që i dha shkëlqim popullit, por i dha izolim. Kjo parti, PS, i detyrohet shqiptarëve, t’i largohet me të gjitha mjetet kërcënuese, spiunuese, e jo ta përsërisë historinë e vet. Nuk e imagjinoj dot veten që të ulem në një tryezë me bandat dhe nuk do ta uroj kundërshtarin, nëse rezultati i tij, pra rezultati i PS në Kavajë e Rrogozhinë, vjen pas asaj fotoje me bandat, dhe ata e kanë këtë krenari, për mua nuk është e tillë. Ka vite që nuk ka zgjedhje normale në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re