Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Grida Duma, është shprehur se nuk i pëlqen të debatojë me një grua.

Ajo tha në emisionin “Dola te Ola” se i duket e shëmtuar kur dy gra debatojnë, ndërsa e pyetur se ku mund ta shihnim nëse nuk do ishte pjesë e politikës, ajo tha se e sheh veten si regjisore.

Ajo thekson se i pëlqen dhe preferon më shumë të debatojë me burrat. “Më duket shumë e shëmtuar që dy gra të debatojnë”.

Ish-deputetja rrëfen se me tre epitete do ta vlerësonte veten si shumë njerëzore, të padorëzuar dhe që nuk pendohet, edhe pse për të ka shumë kritika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re