Ditën e sotme prezantohet kandidati i PD për bashkinë Durrës. Takimi është zhvilluar në Pallatin e Kulturës. Gjatë fjalës së saj, Grida Duma në mbështetje të kandidatit të PD-së është shprehur se ‘beson që durrsakët do të bëjnë zgjedhjen e duhur’.

Grida Duma: Të gjithë bashkë do t’i japim Durrësit fitoren. Gjithçka nis me njerëzit. Tashmë ne e dimë që me njeriun e duhur bëhen gjërat e duhura. Ne e dimë që gjithçka nis nga njerëzit, kam krenarinë të them sot se PD ka trupën më dinjitoze të kandidatëve, më të papërlyer, më të paprekshme nga korrupsioni dhe kjo është fillimi i një arritje të madhe. Unë e di që të gjithë keni vuajtur një bashki që jo vetëm nuk i ka shërbyer durrsakëve, por edhe i ka ofenduar. Sot kemi një çelës të madh në dorë, çelësin e të vërtetës. Do të shikojmë se asgjë nuk do ta ndalë rezultatin këtë herë. Kam bindjen që e nisim këtë fushatë me të gjithë motorrët ndezur. I urojmë suksese Zotit Hoti, do të na ketë të gjithëve këtu për t’i treguar që jemi krejtësisht të hapur, kjo është forca jonë më e madhe. Nuk jemi peng, do të arrijmë atë. Për mua boll është mbajtur peng kjo bashki.

Po ashtu, e veçanta e prezantimit të kësaj kandidature ishte fjala e vajzës së Luan Hotit, Stelës e cila mes emocioneve mbështeti të atin.

Stela: Jam Stela, vajza e Luanit. Jam shumë e emocionuar sot sepse e kam shumë të vështirë të flas për babain tim, Luan. Kush e njeh babain tim ka veç fjalë të mira për të. Por unë dua që ta njohin të gjjthë durrsakët për atë që ai përfaqëson në të vërtetë. Babai im është një njeri i mirë, profesionist i zoti, një njeri që ka qenë gjithnjë shembulli që kam ndjekur, gjithnjë kam dashur të bëhem si ai.

Unë, nëna, dhe vëllai im në momentin që Partia Demokratike vendosi ta kandidojë babain tim u lumturuam sepse babai im është zgjedhja më e mirë për qytetin e Durrësit por dhe u trishtuam sepse e dimë që pas 6 Marsit do na kushtojë më pak kohë. Babai im është një prind i mrekullueshëm, shok dhe mik shumë i mirë.

Tani që po studioj juridik, e vlerësoj më mirë babain tim si profesionist. Luani është një njeri besnik që do u shërbejë njësoj të gjithë qytetarëve të Durrësit, pa ndasi politike. Kjo eshte diçka që e kam kuptuar që kur isha më e vogël. Dhe është mënyra me të cilën ai na ka edukuar. T’i pranojmë, duam dhe ndihmojmë njerëzit pa asnjë ndasi partiake. Duke ardhur nga biznesi, babai im Luan ka eksperiencën e nevojshme dhe ndershmërinë për të kthyer drejtimin e bashkisë në shërbim të qytetarëve.

Si çdo vajzë kam shumë për të thënë për babain tim, ndoshta s’është as vendi por kam besimin e plotë që qytetarët durrsakë do ta bëjnë diferencën.  Me qytetarinë dhe vendosmërinë tuaj do merrni vendimin e duhur dhe do ta votoni Luan Hotin! Sepse Durrësi meriton të drejtohet nga njerëz të mirë, profesionistë dhe të ndershëm. Për t’i ndërruar faqen qytetit tonë të dashur dhe për ta rikthyer atë në krenarinë tonë!/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re