Përplasjet në PD pas humbjes dramatike në zgjedhjet e pjesshme vendore, kanë karakterizuar mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj force politike këtë të hënë në mbrëmje.

Përvec Ferdinand Xhaferrit, Helidon Bushatit dhe Agron Gjekmarajt, tëcilët kërkuan largimin e Bashës, edhe Grida Duma ka kërkuar llogari ndaj tij për humbjen e zgjedhjeve.

Madje Duma, nënkryetare e PD i ka drejtuar një pyetje Bashës;

 

“Tani para se te na drejtohesh ne me pyetje kam yne nje pyetje per ty: A ndjen ti kryetar pergjegjesi morale personale per kete humbje?!

 

Më pas Duma ka vijuar me komentin e saj në mbledhjen e grupit parlamentar:

 

Lideri ne nje parti politike eshte 90 % dhe numrat dy, tre apo 27 cfaredo te bejne nuk e zevendesojne dot as permiresojne dot liderin. Degjova qe e niset fjalen tuaj kryetar duke thene ose me mua ose ketu do t’ju vije Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju munde ju, mundi Partine Demokratike. Ne kete gare per shkak te luftes midis Berishës dhe jush humbi, Partia Demokratike. Në këtë beteje ne bëmë gjithcka që te mos e bënim betejen Berisha kunder Bashes, por nuk e evituam dot. Ju thoni sot ketu: “o te jem une ose ketu do jete Sali Berisha” pra o une o askush nuk mundet. Ç’ka do te thote qe kulti i individit që po luftojme është ende më i rrenjosur.

 

Pastaj Grida Duma u ndal tek deklarata e Bashës këtë të hënë kur tha se ai nuk ka humbur beteja elektorale:

 

“Nese doni te jeni i sinqerte vertete ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re