Grida Duma, ka vendosur të nisë komunikimin direkt me qytetarët, në një fushatë e cila duket se sfidon drejtëpërdrejt kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili nën udhëheqjen e një kompanie PR-i, ka nisur një fushatë propagandistike me moton “Po të dëgjoj”.
Grida Duma ka zgjedhur moton “Mos prit”, i cili duket një mesazh i qartë edhe ndaj lidershipit të PD-së, se fitorja nuk do të vijë vetë.
“Pavarësisht të gjitha vështirësive, askush nuk mund të presë që duke i lënë gjërat të rrjedhin në inercinë e vet dikush të të falë suksesin apo arritjen“, shkruan Duma në rrjetet sociale.
Me këtë nismë persosnale, ndoshta Duma po sinjalizon nisjen e një fushate paralele brenda Partisë Demokratike.
Postimi i plotë i Grida Dumës:
Të nderuar miq,
Mundësia për të ndarë me ju mendimin dhe qëndrimet shpesh më ka orientuar të jem e drejtë në perfaqesim. Komunikimi ynë ka shërbyer për të reflektuar më objektivisht dhe këtë e kam përcjellë në publik duke njohur dhe përgjegjësinë e madhe që jep besimi juaj.
Sigurisht një pjesë e madhe mesazheve tuaja lidhet me problematika dhe shqetësime konkrete të cilat qëndrojnë mes nesh!
Po ashtu një pjesë e madhe juaja më drejtohen për të rikomunikuar përsëri në formatin e fjalës “Ankuesit nuk jane fituesit”.
Për shkak të një numri mjaft të madh shkruesish, të cilët më kërkojnë të realizojmë një bashkëbisedim të dytë të tillë, e shoh thuajse detyrim të shkëmbejmë së afërmi mendime e përvoja karriere në bashkëbisedimin që ka në qendër një moto:
MOS PRIT!
Sot ështē evidente që vështirësia për t’ia dalë në Shqipëri është rraskapitëse. Suksesi dhe arritja janë qëllime të përhershme kudo, siç edhe kërkojnë përheshëm energji dhe përpekje që lidhen me teknika të përshtatjes dhe qartësimit ndaj pengesave.
Nuk ështē konstatim i thjeshtë politik që vështirësia e madhe e Shqipërisë sot shprehet edhe në vuajtjen personale të shumëkujt që është i aftë dhe sakrificat i shkojnë dëm. Shpesh përpjekjet nuk japin rezultat përkundrejt padrejtësive, e po aq shpesh indiferenca e të aftëve ndaj gendjes traumatike të shoqërisë shembet vetëm kur gjendja i prek dhe ata vetë.
Pavarësisht të gjitha vështirësive, askush nuk mund të presë që duke i lënë gjërat të rrjedhin në inercinë e vet dikush të të falë suksesin apo arritjen.
Do të zhvilloj disa takime ndërverpruese që synojnë të jenë shtysë e vlefshme për arritjen tuaj! Do të ndajmë teknika aftësish të cilat tashmë janë çelës suksesi në perëndim, duke ndihmuar një ristart në karrierën e seicilit pjesëmarrës në sallë.
Për arsye të menaxhimit të kërkesave tuaja për pjesëmarrje, ju lutem të aplikoni në linkun;
Mund të më shkruani në inbox-in e faqes.
/TPZ.al/