Grida Duma ka sfiduar ditën e sotme kryebashkiakun, Erion Veliaj që të lerë mandatin në Tiranë dhe të dalë përballë saj në Kavajë dhe Rrogozhinë,
Duma thekson se nëse drejtuesi politik i PS do të marrë më shumë vota se ajo në përballjen elektorale, atëherë ajo do të lerë mandatin e saj si deputete.
“Të heqë dorë nga mandati i Tiranës, ta lejë mandatin e Tiranës, të futet në listë, të konkurrojë dhe të dalë përballë këtu me mua dhe nëse merr ai në Kavajë dhe në Rrogozhinë 7% të votave, ja ku këtu jemi burrash që unë e lë këtë mandat.
Nëse merr ai këtu rezultat, ballë-për-ballë se ka vetëm një përballje në politikë: vota, lista, përfaqësimi, llogaridhënia dhe përgjegjësia ndaj njerëzve që u kërkon votën”, thekson ajo.
Më tej kandidatja për deputete e PD-së, shton se: “Fshehtas, futur nëpër kënde me të fortët gjoja, më të forta se këta, më të fortë se këta burra, nuk janë të fortët e krimit ta harrojnë.
Kanë ardhur këtu fshihen dhe mendojnë se do bëjnë intriga duke marrë nga xhepat e shqiptarëve, nga tenderat, duke çuar nëpër portale intrigat dhe mendojnë se do të ndryshojnë rezultatin.
Nuk e ndryshojnë dot më rezultatin, po j’ua them që tani nga Kavaja, nga Rrogozhina ne do të çojmë në qendër të Tiranës një spektakël fitoreje. Padiskutim”.
