Grida Duma startoi përvojën e re jetësore, atë në media, si moderatore, zgjedhur nga TCH për të qenë e tillë pas largimit të Sokol Ballës e moszgjetjes së askujt nga emrat e moderimit për ta zëvëndësuar.

Por ashtu siç në politikë, ku nuk arriti të bëjë një “histori suksesi” për aq sa e ushtroi atë, as në kuptimin elektoral e as në atë intelektual, edhe në media nuk ka pritshmëri se do shkëlqejë.

E dhënë dukshëm pas vanitetit, është vetëdënuar të jetë “e zakonshme” si në politikë e si në media, paçka një aparence tërheqëse apo një CV-jë të pasur akademike.

Ndërkohë, që në nisje të kapitullit mediatik, pak para se të nisë moderimin e programit të parë, ajo bëri një gafë të trashë, në variant padije) duke e çuar TOP-in e Digitalb-in në vitet ‘90-të, ndërkohë që të dyja startojnë në fillimet e viteve ‘2000.

Pra, duke e ngatërruar në një farë mënyre me TV Shijak, TV Klan apo TV Arbëria. Kujtojmë se TV Shijak qe media e parë private me shikueshmëri në kryeqytet, që në mesin e viteve ’90-të, ndërsa Klani e Arbëria pasuan pak vite më vonë, në fundin e ’90-ës.

Në një prononcim për edicionin e lajmeve të vetë TCH, intervistuar nga dyshja Genta Popa-Ilir Paço, ajo tha:

“Do t’ju them një impresion të historisë se si nisi Top Story nga një bashkëbisedim me një mik që është drejtues mediash që unë ia çmoj shumë mendimin. Më tha ke bërë një gjë të madhe që po lëviz nga politika për të bërë më shumë politikë, por ke bërë një gjë shumë të madhe që po e bën në Top Channel.

Më tha ‘do të të tregoj një story me vijueshmërinë e politikës së Top Channel dhe efektet që ka bërë në historinë shqiptare të hapësirës së mendimit dhe politikës’. Shoqëronte një konsull austriak në zonat e veriut diku në vitet ’90-të….takoi një princ i cili u emocionua që i takoi dhe i tha ‘do më ndihmoni djalin se im bir flet një shqipe të pastër megjithëse nuk ka shkollë të hapur këtu, dhe këtë e ka mësuar duke parë Top Channel dhe Digitalb-in’”.

Pra, znj. Duma nuk ka të qartë historikun e vetë medias ku bën pjesë tashmë dhe e cila e ka ftuar të bëjë moderatoren në fashën më të ndjekur të debateve televizive. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re