Skip to content

Grida Duma zbulon “sekretin” se si Basha mund të fitojë ndaj Edi Ramës (herën tjetër tani)

Grida Duma ka zbuluar “sekretin”, se si Lulzim Basha mund të fitojë kundër Edi Ramës.

E pyetur nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën, ajo tha:

“Besoj që ai mundet. Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës.

Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent.

Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku.

Unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama.

Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë.

Ne nuk duhet të jemi me formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe.

Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajalë se eficentë”, tha ajo.

Me një fjalë e morëm vesh, se si Lulzim Basha mund të fitojë kundër Edi Ramës.